Një llogari në Twitter që besohet të jetë departamenti i Ministrisë së Jashtme të Izraelit për Ballkanin Perëndimor ka shprehur falënderime ndaj protestuesve kosovarë që dolën pro tyre sot nëpërmjet një proteste në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Ky departament është shprehur falënderues për rreshtimin kundër terrorizmit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre.
“Faleminderit Kosovë! Që dolët pro-Izraelit, që dolët kundër terrorizmit, që arritët ta kuptonit ekuacionin se Gaza pa Hamasin ofron një mundësi për paqe”, është shkruar në këtë postim.
LEXO EDHE: Hyjnë në fuqi armëpushimi izraelito-palestinez