Robert Dussey, kryediplomati i Togos, i ka thënë gjatë takimit presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i tij ka qëndrim të prerë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës.
Për këtë, Vuçiq theksoi se “Serbia e vlerëson lartë mbështetjen e Togos në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare”, raporton N1.
“Vendi ynë është i përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet më të mira me vendet afrikane, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok”, tha Vuçiq.