Shoshi ngrit dyshimet për ministren Gërvalla: Deri ku është e përfshirë ajo në aferën Berishaj?

Shoshi ngrit dyshimet për ministren Gërvalla: Deri ku është e përfshirë ajo në aferën Berishaj?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur dyshimet e saj pas mbrojtjes së pashoq të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj ambasadorit Martin Berishaj, i cili është i përfshirë në një skandal financiar.

Ajo pyeti se “deri në çfarë pike është e përfshirë Donika Gërvalla në aferën milionëshe të ambasadorit Berisha?”.

Sipas saj, kjo duhet të jetë pyetja që duhet të shtrohet.

“Komision hetimor për Donikën, Albinin dhe Vjosën”, shkroi ajo në Facebook.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është e bindur në përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në skandalin financiar në Slloveni.

Ajo i ka quajtur spekulime raportimet e mediave ndaj Berishajt, në një konferencë për media me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon, të hënën.

Berishaj po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Por, pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë i paprekshëm dhe në të njëjtën kohë po e gëzon mbrojtjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Related Articles