Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu përgjigj deputetëve lidhur me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti në këtë deklarim ngreu lartë figurën e Ivanoviqit, anipse i njëjti ishte dënuar 9 vite burgim për krimet e kryera në Kosovë.
Konjufca sqaroi se Kurti përmes reagimit të tij kishte nënkuptuar që ai është vrarë prej Aleksandër Vuçiq, dhe ky ka qenë qëllimi i postimit të tij.
“Kryeministri ka dashur të thotë se ai njeri është vrarë prej Aleksandër Vuqiqit, dhe kjo duhet të hetohet prej anës sonë, edhe prej drejtësisë ndërkombëtare”, tha Konjufca.
Por, kjo sipas Konjufcës nuk e ndërron realitetin se Ivanoviq ishte kriminel.
“Asnjë prej krimeve nuk i hiqet atij. Po, po kriminel pa kurrfarë dyshimi, tash asgjë s’mund t’i heq kësaj që e ka vendosur edhe gjyqësia. Ne e kemi thënë shumë më parë sesa ta vendoste gjyqësia këtë çështje”, theksoi kryetari i Kuvendit./ Gazeta Enigma.