Vërshimet në Skenderaj, Nura: Nuk ka të vdekur

Vërshimet në Skenderaj, Nura: Nuk ka të vdekur

Gjendja më e rëndë si pasojë e reshjeve gjatë së enjtes u paraqit në komunën e Skenderajt.

Kjo komunë shpalli edhe Gjendjen Emergjente.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, tha se fatmirësisht nga vërshimet nuk ka jetë të humbura.

Nura falënderoi të gjithë ata që u angazhuan për t’ju dal në ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

“Lus të gjithë qytetarët e komunës sonë, që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur, pasi informacionet flasin për reshje të sërish”, tha ai.

Related Articles