Shteti vazhdon intervenimet pas vërshimeve

Shteti vazhdon intervenimet pas vërshimeve
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për gjendjen aktuale pas vërshimeve në zona të caktuara brenda territorit të Kosovës.

Në një komunikatë dërguar mediave, MPB thekson se Kosova ka kaluar një natë të qetë pas reshjeve të shiut, mirëpo që intervenime ka pasur në disa vende.

“Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, bën me dije MBP.

Raporti i plotë:

Nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët.

Related Articles