Një përson është arrestuar të dielën në Prishtinë për kanosje, ai kishte penguar zyrtarët policor derisa ata ishin në kryerje të detyrës, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari kishte rezistuar ku si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtar policor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës. Gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor dhe i dyshuari. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës