Një 25-vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në qytetin Hemshof të Gjermanisë
Mediat gjermane raportojnë se rasti në fjalë mund të cilësohet si vrasje në tentativë.
Shqiptari në fjalë ishte gjetur i shtrirë në borë në ora 02:15 pas mesnatës, u dërgua për të marrë trajtim mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Një orë para se shqiptari të plagosej kishte pasur një përleshje në një pijetore në rrugën “Dessauer” aty pranë. Sipas një zëdhënësi të policisë, është ende duke u përcaktuar nëse 25-vjeçari ishte i përfshirë në rastin në fjalë, dhe pse ai mund të jetë plagosur, shkruan Die Rheinpfalz