Sot zhvillohen katër ndeshjet e tjera të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryqeytet, aty ku Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.
Gjilani do të luaj në shtëpi ndaj Vjosës e cila garon në Ligën e parë.
Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet mes Malishevës dhe Fushë Kosovës.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes dy skuadrave nga Liga e Dytë, ku Behari do të jetë nikoqire e Prizrenit.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.