Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.
Ndryshe, policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.