Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.
Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftim.