Analisti i politikës, Uk Lushi, që ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së, ka parashikuar se kur mund të përfundojë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lushi beson se nëse në Gjykatën Speciale zbatohet drejtësia, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët do jenë në Kosovë në vitin 2025.
“Nëse drejtësia zbatohet në Hagë, jam i besimit të plotë që viti 2025 do t’i gjejë në Kosovë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli bashkë me shokë.” – kështu ka shkruar Lushi.
Kujtojmë se, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Postimi i plotë: