Arrestohet një polic për marrje të ryshfetit

Arrestohet një polic për marrje të ryshfetit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.

Sipas njoftimit, hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët, bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit. Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje në komunikatën e dërguar mediave, thuhet se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Related Articles