Ademi, MKRS-së: Të dalin publikisht të tregojnë pse nuk po licencohemi, t’i lënë shantazhet

Ademi, MKRS-së: Të dalin publikisht të tregojnë pse nuk po licencohemi, t’i lënë shantazhet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se komisioni i caktuar nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit për licencimin e FFK-së kanë kërkuar dokumente që nuk janë pjesë e udhëzimit administrativ.

“Kanë ndodhë disa gjëra në komision që nuk janë kompetencë e tyre dhe i shohim si të padrejta, ose të mos them si të qëllimshme” tha Ademi.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj tij, për të cilin zyra ligjore e MKRS-së e ka këshilluar ministrinë të mos licencohet FFK-ja, Ademi tha se ndaj tij nuk ka vendim të prerë gjyqësor.

“Unë nuk jam i dënuar me vendim të prerë, kjo është e sqaruar njëherë e përgjithmonë. Më vjen keq që flasin njerëz të ministrisë në media, më kanë quajt kriminel dhe gjithçka, me lloj lloj epitetesh” Tha Ademi.

Tutje drejtuesi i FFK-së kërkoi nga MKRS-ja që publikisht t’i japin arsyet e mos licencimit të federatës.

“Nëse dikujt nuk i pëlqen Agim Ademi nuk është në rregull me sanksionu futbollin. Ata munden me i mbledhë dokumentet edhe me më licencu, ose mos me më licencu edhe le të dalin publikisht dhe ta dhënë arsyen e mos licencimit, por jo të merren me shantazhe të klubit”, tha Ademi në Rubikon.

Related Articles