Bashkësia Islame mbledh mijëra euro për Turqinë dhe Sirinë (VIDEO)

Bashkësia Islame mbledh mijëra euro për Turqinë dhe Sirinë (VIDEO)

Me iniciativën e Bashkësisë Islame të Kosovë, në të gjitha xhamitë në vend janë dhuruar para nga xhemati, për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri.

“Po tubojmë para për vëllezërit tonë, popullin tonë që sot janë në një situatë të rëndë në Turqi”, ka thënë një besimtar mysliman.

Të kënaqur me aksionin u shprehën edhe nga BIK-u.

“Unë i falënderoj të gjithë xhematin që ndanë sado pak nga zemra e tyre që të paktën të ju dalim në ndihmë”, ka thënë Hetem Sopjani, kryetar i BIK në Prishtinë.

Paratë e mbledhura nëpër xhami fillimisht dhe do të dorëzohen në BIK e më pas do të dërgohen në Turqi për familjet në nevojë.

Related Articles