Edhe një ekip i kërkim – shpëtimit i FKS-së niset drejt Turqisë

Edhe një ekip i kërkim – shpëtimit i FKS-së niset drejt Turqisë

Kosova vazhdon që të japë kontribut në Turqi pas tërmetit të fortë që goditi këtë shtet ditë më parë.

Këtë të premte drejt shtetit turk është nisur edhe një ekip për të ndihmuar në nxjerrjen e të gjallëve nga gërmadhat.

“Është nisur sot edhe një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë”, njofton zyra për media e FSK-së.

“Ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve”.

May be an image of 9 people, people standing, military uniform and outdoors
May be an image of 3 people, military uniform and outdoors
May be an image of 7 people, military uniform and outdoors

Related Articles