Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë së shtunës.
Ai ishte duke marrë trajtim aty si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.
Bëhet fjalë për punëtorin i cili më 4 shkurt kishte rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Për këtë aksident ishin arrestuar dy pronarët e kompanisë punëkryese. / Gazeta Enigma.