Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen në rrugën “Pjetër Budi” të dielën mbrëma në Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Të arrestuarit janë dy persona të moshës 26-vjeçare.
Atyre i është konfiskuar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
“Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje – Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: – A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast. Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkohë, mbrëmë një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” – njofton Policia. / Gazeta Enigma.