Ka përfunduar edhe edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës.
Prishtina është kampion, Drita dhe Llapi kanë siguruar daljen në Evropë, derisa Arbëria dhe Besa kanë rënë në Ligën e Parë, shkruan lajmi.net.
Ndoshta për Ballkanin nuk ka qenë sezon shumë i suksesshëm, mirëpo për sulmuesin Mirlind Daku po, ngase ka hyrë në histori të Superligës së Kosovës.
Me dy golat ndaj Prishtinës, Daku e ka mbyllur këtë edicion me 31 sosh.
Pas tij renditët Marclei i Arbërisë me 12 gola, pastaj Simonovski i Feronikelit me 11.