Zyrtari serb viziton Kosovën, bisedon rreth një programi që Serbia do t’a implementojë në Kosovë

Zyrtari serb viziton Kosovën, bisedon rreth një programi që Serbia do t’a implementojë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, do të bëjë vizitë dy ditore në shtetin e Kosovës, duke filluar nga e hëna.

Nuk bëhet e ditur nëse për ardhjen e tij janë njoftuar dhe kanë dhënë leje institucionet e Kosovës.

Petkoviç, shkruajnë mediat në Serbi, po vjen për t’u takuar me qytetarë në Leposaviq dhe Leskovc, për të biseduar rreth një programi social që Serbia do t’a implementojë në Kosovë.

Bëhet fjalë për ndihmë financiar me nga 100 deri në 200 euro për familjet e komuniteti serb.

Ardhja e Petkoviç, i ngjan një fushate zgjedhore, meqë ai do të vizitojë edhe disa familje të tjera, që merren me bujqësi.

Pas vizitave, zyrtari serb ka thirrur mediat për të mbajtur një konferencë.

Related Articles