Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në vigjilie të 15-vjetorit të Pavarësisë, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Begaj, do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti në orën 16:15.
Zyra për media e kryeministrit ka njoftuar se mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 16:15. /Gazeta Enigma.