Abazi hedh dyshime të reja për rastin Dehari: Prokuroria të marr në pyetje kryeministrin Kurtin, Haxhiun e të tjerë

Abazi hedh dyshime të reja për rastin Dehari: Prokuroria të marr në pyetje kryeministrin Kurtin, Haxhiun e të tjerë


Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka dhënë detaje të shumta sa i përket shkarkimit të tij, duke theksuar se arsyje kryesore është hetimi i tij personal për rastin Dehari, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai foli edhe për audio-inqizimet që kishte paralajmëruar se do shpalosin skandale të partisë së tij. Në këtë rast ai përmendi rastin Dehari duke hedhur dyshime mbi zhdukjen e mostrave të Deharit.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dehona Mihajllin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”.

“Audio inqizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari – Lilës dhe Dejona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda parlamentit. Video inqizimet janë ato të cilat ju duhet ti kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari hulumtuimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtu. Diskutimet që kam bërë me njërz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi për brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta zbardhur rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Dehari dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme, asgjë”, tha Abazi.

Tutje ai shtoi se “Ne as si shoqëri as si qytetar individual e as si deputet nuk mund të rrim të heshtur përball një procesi të këtill dhe ta kryejmë punën për ta zbardhur punën deri në fund”.

Sipas tij është e paqartë se si mostrat u zhdukën kur instituti monitorohet gjithherë nga kamerat.

“Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar gjithmonë nga kamerat, është e paqartë se kush ka hyrë të frigoriferi dhe i ka marrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur, rrjedhimisht porosia ime për ministren e drejtësisë. Haxhiu është që të kryej punën e saj si ministre që ka obligim përball qytetarëve dhe Kuvendit”, tha tutje ai në një konferencë të jashtëzakonshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles