Kryeprokurori Isufaj pas pretendimeve të Haki Abazit: Të hënën do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun

Kryeprokurori Isufaj pas pretendimeve të Haki Abazit: Të hënën do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot i ka dhënë fund “luftës së ftohtë’ të tij me kryeministrin Kurti duke bërë pretendime të forta kundër tij. Mes tyre ishte edhe fjala për një video-inçizim që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë një përgjigjje për Gazetën Nacionale, për pretendimet e Abazit se duhen të intervistohen kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.

Isufaj ka thënë se kjo do të ndodhë në ditën e ardhshme të punës.

“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.” – ka thënë Isufaj.

Isufaj poashtu ka thënë se pas dhënies së deklaratave nga Abazi, ky i fundit do të ftohet nga Prokuroria për Intervistim.

“Nëse ka thanë se ka informata, natyrisht se do ta intervistojmë. Kuzhdo që thotë se ka informacione, ai ka me ardhë më dëshmu,”- tha Isufaj.

Ndërkohë, rasti i zhdukjes së mostrave të Deharit nga frigoriferët e IML-ë, ende po hetohet nga Prokuroria.

“Nuk mundem me komentu asgjë, rasti është nën hetim,”- tha Isufaj.

Related Articles