Deklarimi i deputetit të VV-së, Haki Abazi se kryeministri Kurti ka dhënë urdhër për shkarkim nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë, bëri bujë të madhe në media.
Si rrjedhojë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se Abazi së shpejti do të ftohet për intervistim.
Një gjë të tillë, Abazi e ka bërë të ditur në Debat Plus, duke njoftuar se do të intervistohet nga Prokuroria më 21 shkurt.
“Më 21 shkurt do të intervistohet nga Prokurori, tha Abazi në emisionin “Debat Plus”.
Vlen të theksohet se kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj ka njoftuar se Prokuroria do të intervistojë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu në lidhje me deklarimet e Haki Abazit.
Ndryshe, Haki Abazi, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.