Konjufca: Trungu ynë i lirisë u ujit me gjakun e luftëtarëve tanë

Konjufca: Trungu ynë i lirisë u ujit me gjakun e luftëtarëve tanë

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në seancën solemne në Kuvend, në një rast fjale kryeparlamentati Glauk Konjufca u uroi të gjithëve 15 vjetorin e Pavarësisë duke kujtuar të gjithë ata që dhanë jetët e u sakrifikuan për këtë ditë të veçantë. shkruan GazetaEnigma.

“Sot është ditë feste, shteti ynë mbushi 15 vite dhe na bashkoi të gjithëve. Së pari ju përkulemi dëshmorëve tanë të pa vdekshëm. I kujtojmë të pagjeturit qe na mungojnë, e gratë që u dhunuan e u torturuan”.

Konjufca deklaroi se liria e Kosovës është rezultat i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I përkulemi popullit tonë për qëndresen e tij shekullore. Mirënjohje po ashtu për të gjithë miqt tanë, sepse gjithçka qka arritëm nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e tyre. Nuk do ta harrojmë gjeonicidin nga Serbia mbi popullin tanë. Trungu ynë i lirisë u ujit me gjakun e luftëtarëve tanë”, përfundoi Konjufca./GAZETAENIGMA/

Related Articles