Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar për Pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se vendi i tij është i lumtur që ka një mik të ngushë si Kosova pranë.
“Urimet e mia të përzemërta Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë! Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pranë saj. Gëzuar të gjithë kosovarët që festojnë sot!”, ka shkruar Rohde.
Presidentja Vjosa Osmani dje ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Ai tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.
“Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar Presidentes Osmani.