Me traktorë, qytetarët e Malishevës, kanë parakaluar nëpër qytet, në nder të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarë të shumtë në të gjitha pjesët e vendit, kanë vendosur që të dalin, që të festojnë këtë ditë historike.
Edhe në Prishtinë, kjo datë historike u shënua me shumë ngjarje të organizuara gjatë ditës.
Në traktorë ishin të vendosur si flamuri i Kosovës, ashtu edhe ai i Shqipërisë.