Një veturë është rrokullisur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.
Indeksonline ka siguruar momentin kur vetura humbet kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës me katër rrotë përpjetë.
Shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.
Shoferi që ndodhej i vetëm në veturë është nxjerrur nga kalimtarët pas aksidentit dhe gjendja e tij është stabile.