14 persona kanë mbetur të lënduar në Turqi dhe Siri, pasi një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi këto dy vende pasdites e së hënës.
Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, e cila u shkatërrua nga dy tërmete masive në fillim të këtij muaji.
Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën tetë persona u plagosën pas tërmeteve të fundit në provincën Hatay, shkruar Trtworld.
Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve e regjimit sirian, SANA, raportoi se gjashtë persona janë plagosur në Aleppo.