Një nxënës i shkollës së mesme ka vrarë me thikë arsimtaren në një shkollë në qytetin francez Saint-Jean-de-Luz.
Prokurori lokal, Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për AFP, dhe mediat lokale që thanë se kjo ndodhi në klasë të mërkurën në mëngjes.
Autoritetet kanë konfirmuar se policia bashkë me prokurorin janë në vendin e ngjarjes, kurse nxënësi është arrestuar.
Arsimtarja ishte në të pesëdhjetat dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet emergjente arritën, thonë mediat lokale.
Gazeta franceze “Sud Ouest” shkruan se sulmuesi hyri në klasë, në kohën kur arsimtarja e gjuhës spanjolle po mbante mësim dhe e sulmoi atë.
Kurse, ministri francez i edukimit, Pap Ndiaye tha përmes një postimi në Twitter se mendimet janë me “familjen, kolegët dhe nxënësit” e arsimtares.