Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ministria që udhëheq ai ka nënshkruar një marrëveshje me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.
Ai ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj.
“Marrëveshja e kredisë për financat publike kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë, dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës. Kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi për marrëveshjen për politika zhvillimore që ka qenë me bankën botërore”, tha ai.