Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit i tij ndaj Trepçës ’89. Ballkani, të enjten triumfoi në Mitrovicë me shifrat 1:0, në duelin e xhiros së 21 të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi sulmuesi Albion Rrahmani (88’).
“E kishim menduar një ndeshje të vështirë dhe ashtu doli, sepse 89-shi luan mirë në shtëpi dhe ka një ekip të fortë. Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi, por me e mira e gjithë kësaj ishte marrja e tri pikëve. Po ashtu, më gëzon fakti që lojtarët e ekipit tim nuk u dorëzuan për asnjë moment duke treguar karakter fituesi”, është shprehur Daja.
“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, ndonëse orari i ngjeshur ka bërë paksa të ndihet lodhja. Mirëpo, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ta mbajmë ritmin”, ka thënë Daja.