Hetimi ndaj Juventusit po përhapet duke përfshirë edhe gjashtë klube të tjera të Serie A, të cilët dyshohet se kanë kryer një sërë marrëveshjesh të dyshimta me Zonjën e Vjetër.
Corriere della Sera detajon se si Zyra e Prokurorit Publik të Torinos ka përcjellë një pjesë të vogël të dokumenteve nga hetimi i Prismas tek gjashtë prokurorë të tjerë në të gjithë vendin, duke shqyrtuar nga afër marrëveshje të ndryshme të dyshimta të kryera me Juventusin gjatë viteve të fundit.
Gjashtë klube të Serie A janë të përfshirë në këtë – Atalanta, Udinese, Sampdoria, Sassuolo, Bologna dhe Cagliari – të cilët tani do të thirren për të shpjeguar këto marrëveshje të dyshimta, veçanërisht marrëveshjet dhe opsionet e blerjes që nuk korrespondojnë me atë që raportohet në financat.
Për Atalantën, janë gjetur katër marrëveshje me vlerë gjithsej 14.5 milionë euro, duke përfshirë emra si Federico Mattiello (4 milionë euro), Simone Muratore (4 milionë euro), Mattia Caldara (3.5 milionë euro) dhe Cristian Romero (3 milionë euro).
Te Cagliari do të shqyrtojnë nga afër marrëveshjen për Alberto Cerrin i cili kaloi nga Juventusi te ky klub, fillimisht në huazim prej 1 milion euro përpara se të bashkohej për 9 milionë euro në korrik 2019.
Roli i Sassuolos si një bazë e përkohshme e operacioneve për Juventusin është shfaqur gjithashtu, me dy marrëveshjet në veçanti. Mbrojtësi Merih Demiral dhe anësori Hamed Junior Traore, dy lojtarë që Bianconerët kërkuan nga Neroverdi të nënshkruajnë, duke u premtuar atyre një marrëveshje në të ardhmen.
Shifrat e zbuluara nga hetuesit tregojnë se janë dhënë 4 milionë euro për Demiralin dhe 8.7 milionë euro për Traoren, të cilin Juventusi nuk mund ta blinte sepse nuk kishte pasaportë të BE-së
Disa marrëveshje midis Sampdorias dhe Juventusit po hetohen gjithashtu, me marrëveshjet që përfshijnë emra si: Emil Audero, Daouda Peeters dhe Erasmo Mule.
Për Udinese, dyshimet rrethojnë në marrëveshjen për Rolando Mandragoran, ndërsa për Bolognan ajo me Riccardo Orsolinin.
Seanca e parë që do të mbahet është ajo e 27 marsit.