Pasi e ka fituar “Çmimin Special nga Komiteti Olimpik i Kosovës” si lauerate i vitit 2022, Vedat Muriqi ka dërguar një video-mesazh tek Komiteti Olimpik i Kosovës
Ai fillimisht ka falënderuar Komunitetin Olimpik të Kosovës, që sivjet vendosi t’i ndajë atij “çmimin special”, i cili ju jepet atyre sportistëve që e përfaqësojnë Kosovën anembanë Botës.
“Me të vërtetë për mua është një çmim shumë, shumë special. Besoj që deri sot e përfaqësova Kosovën ashtu si duhet jo vetëm në reprezentacionin tim por edhe jashtë fushës edhe pa asnjë dyshim kjo do të vazhdojë kështu edhe brenda po ashtu edhe jashtë fushës dhe ndihem shumë krenar që e përfaqësova shtetin tim jashtë vendit sidomos në Spanjë që fatkeqësisht nuk na njohin”, citohet të këtë thënë në këtë faqe Muriqi.
Por, për këtë deklaratë kanë reaguar edhe media Spanjolle që kanë mbushur titujt e portaleve me deklaratën e dhënë për Spanjën.
Mediat spanjolle i bëjnë jehonë video-mesazhit të @MuriqiVedat, përmes së cilit deklaroi se do të mundohet që me kontributin e tij të ndikojë tek Spanja për ta njohur Kosovën.@NOCKOSOVO nderoi sulmuesin e Kosovës dhe Mallorcas me "Çmimin Special 2022" #Laureates2022 #Awards pic.twitter.com/hymlIGr26j— NOC KOSOVO ???????????? (@NOCKOSOVO) March 1, 2023