Policia e pakënaqur me pagat e reja

Policia e pakënaqur me pagat e reja

Zyrtarët policor janë të pakënaqur me pagat që u janë dalë me ligjin e ri të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri gjatë interviste për transmetuesin publik, tha se janë të pakënaqur me pagat që janë dalë me ligjin e ri.

Sipas tij paga e policëve ka dalë pa shtesën e rrezikshmërisë,  e kjo ka bërë që të shprehet pakënaqësi.

Ai ka përmendur edhe çështjen e ligjit e që kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që ai të dërgohet në Kushtetuese.

Zeqiri nuk e ka mohuar se mund të ketë lëvizje duke kundërshtuar këto paga.

“Brenda disa ditëve do të mbajmë një mbledhje dhe do të dalim me vendim”, tha ai.

Related Articles