Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë kur thotë se ai në çdo bisedë flet për Asociacionin e komunave me shumicë serve, sepse, siç tha ai, i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara.
“Kurti ka të drejtë, unë kam pengesë në të folur, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Nuk ka logoped, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me të, ose dikush që mund të ndikojë në trurin tim, i cili mund të ndryshojë diçka të ngjashme në të ardhmen”, tha Vuçiq nga Katari, ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Kombet e Bashkuara,
Vuçiq ka theksuar se është e sigurt se Serbia do të përballet me shumë presione, përcjell Gazeta Express.
“Shumë ishin të pamatur dhe të zemëruar, duke shpresuar se unë do të firmosja diçka dhe se do të mund të thoshin se Serbia humbi, sepse ata kurrë nuk ishin të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre”, tha ndër tjerash Vuçiq.