Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se e rrahu një polic, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë gjatë së hënës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, palëve iu është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shikimit të video-incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.