Chelsea është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Dortmundit. Raheem Sterling shënoi golin në minutën e 43-të.
Ndeshja në “Stamford Bridge” ka nisur me 10 minuta vonesë për shkak se Dortmundi u vonua rrugës për në stadium.
Skuadra gjermane e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë.
Kështu që pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë. Do të përcaktohet skuadra që kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.