“Ajo rrugë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës”

“Ajo rrugë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës”

Këshilltari i kryetarit të Prishtinës, Bajram Gecaj,  ka reaguar pas aksidentit të ndodhur sot në Veternik ku një këmësor humbi jetën.

Gecaj në reagimin e tij në Facebook ka thënë se edhe pse ajo pjesë e rrugës është përgjegjësi i Ministrisë së Infrastrukturës, duhet një korrdinim i nivelit qëndrot me atë lokal për të gjetur zgjidhje.

“Një këmbësor vdiç sot në Veternik nga goditja e një veture. Edhe pse ajo rrugë është përgjegjësi e nivelit qendrorë, kjo ka pak rëndësi për të ndjerin këmbësor. Koordinimi i nivelit qendrorë me atë lokal për gjetjen e zgjidhjeve funksionale është mëse i domosdoshëm – Komuna e Prishtinës është e gatshme” , ka shkruar Gecaj.

Reagimi i plotë:

Related Articles