Afër 2 kilometra qëndron kolona në pikën kufitare “Dheu i bardhë” që ndanë Kosovën me Serbinë, mëson Gazeta “Enigma”.
Qytetarë të shumtë po presin me orë tëra për t’u nënshtruar kontrolleve në këtë pikë kufitare.
Bëhet e ditur që pala serbe po vanon pa ndonjë arsye procedurat në pikën kufitare, derisa kjo ka shkaktuar revoltë te qytetarët.
Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, pritjet e gjata të qytetarëve në pikat kufitare nuk kanë fund./Gazeta Enigma/