Dy ndeshjet kryesore të xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00.
Në Gjilan zhvillohet derbi i Anamoravës mes dy skuadrave të këtij qyteti, Dritës dhe Gjilanit. Ndërsa, në Podujevë Llapi është nikoqir i Ballkanit.
Sipas kompanisë së njohur të basteve, 1XBeT favorit absolut për të dalë fitues nga derbi lokal janë ‘Intelektualët’.
1XBet e vlerëson fitoren e mundshme të Dritës me kuotën 1.64, kurse atë të Gjilanit me koeficient 5.10. Barazimi i mundshëm sipas saj vlerësohet me kuotën 3.68.
E njëjta kompani e ka favorizuar më shumë edhe Ballkanin. Kuota për fitoren e mundshme të suharekasve është 1.51, kurse ajo e Llapit 6.25. Barazimin e ka vlerësuar me koeficientin 3.88.
Kujtojmë se përveç këtyre dy ballafaqimeve në orar të njëjtë sot në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan do të luhet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës.