Llapi ka mposhtur Ballkanin në njërën nga ndeshjet më të mira këtë edicion në Superligën e Kosovës me rezultat 3-2.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët fituan penallti në minutën e pestë, ku autor i golit ishte Festim Alidema për 1-0.
Pjesën e parë gola më nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të skuadrës vendase.
Mysafirët gjeten golin e barazimit në minutën e 53-të ku autor ishte Albion Rrahmani i cili realizoi nga penalltia për të barazuar gjithçka në ‘Zahir Pajaziti’.
Vetëm pas 10 minutash, Ballkani kaloi në epërsi falë një goli fantastik nga Meriton Korenica që realizoi për 1-2.
Mbrojtësi i Llapit, Maliqi, realizoi për 2-2 në minutën e 72-të, derisa vetëm katër minuta më vonë Neto shënoi me kokë për fitoren e madhe të Llapit 3-2.
Deri në fund përkundë rasteve të mira gola më nuk pati dhe Llapi ndali tre pikët në Podujevë.
Me këtë fitore Llapi ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 32 pikë aq sa ka Dukagjini dhe Prishtina, ndërsa Ballkani tani është e dyta me 50 pikë, një më pak se Drita.