“Nga dorë shtrëngimi me Rifat Jasharin në përkujtim të politikanit serb është një kapërcim fort patetik”

“Nga dorë shtrëngimi me Rifat Jasharin në përkujtim të politikanit serb është një kapërcim fort patetik”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk e din se çfarë e shtynë Kurtit në muajin mars, që sipas tij është muaj i veçantë në historinë tonë të re, që të përkujtojë politikanin e vrarë serb.

“Në çdo mars, populli shqiptar kujton e nderon sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila sakrificë, e ndërroi historinë, duke e bërë lirinë të pashmangshme, e pavarësinë të mundshme”.

“Nuk di si ndjehet dhe çfarë e shtyn kryeministrin Albin Kurti, që në këtë muaj të veçantë të historisë sonë të re, të përkujtojë politikanë të vrarë serbë, të cilët, ndonëse mund të kenë qenë figura të ndryshimit për Serbinë, nuk kanë bërë kurrfarë ndryshimi tek qasja e Serbisë ndaj Kosovës.” – ka shkruar Tahiri.

Ai tutje ka thënë, militantët e pushtetit mund të arsyetohen se përkujtimi i Gjingjiqit është pakëz më me vend sesa përkujtimi i Ivanviqit që ishte kriminel lufte.

“Militantët e pushtetit sot mund të arsyetohen se përkujtimi i Zoran Gjingjiqit që s’u distancua kurrë hapur nga krimet e luftës, është pakëz më me vend sesa përkujtimi i Oliver Ivanoviqit që ishte kriminel lufte. Por thellë në vetën e tyre, edhe ata e dinë se për Albin Kurtin, rëndësi ka vetëm oportunizmi. Përndryshe, brenda të njëjtit muaj, nga dorë shtrëngimi me Rifat Jasharin, në përkujtimin e atyre që e shihnin Kosovën si pjesë të pandashme të Serbisë, është një kapërcim fort patetik.” – ka shkruar ai.

Related Articles