Tomë Gashi, avokati i familjes së ish-aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Dehari, ka pasur disa kritika ndaj Prokurorisë Speciale, lidhur me zhdukjen e mostrave të gjakut të Deharit.
Kjo pasi sipas Gashit, Specialja nuk ka ofruar informacione mbi këtë temë të ndjeshme.
Madje ai u shpreh se të gjitha informatat i ka pranuar nga mediat për këtë çështje dhe jo nga prokurori i rastit.
Për çështjen e gjetjes së një pjese të mostrave të rastit Dehari, Gashi njoftoi se prokurori nuk i ka dhënë informacione, ndonëse i ka dërguar një kërkesë me shkrim.
“Krejt çka kam informata janë prej mediave, që janë humb, që janë gjet në një frigorifer tjetër dhe ushtrojnë një milion pyetjeje kush i vodhi, kush i gjeti, kush duhet me e u dënu kush duhet me u shpërblye”, tha ai sot në RTV Dukagjini.
Sipas tij ,”ky skandal është nga Prokuroria Speciale, pasi ajo është e vetmja që po e kryen hetimin”.