Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë foto të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi gjatë fushatës së Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të shënuar “500 ditë deri në Lojërat Olimpike në Paris”, raporton Gazeta Enigma.
Kjo fushatë u realizua afër kullës Eiffel, ku edhe do të mbahen garat e xhudos.
Po ashtu, edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka ka publikuar fototë Krasniqit gjatë ushtrimeve në Paris.