Janë ndaluar për 48 orë shtatë nga nëntë të arrestuarit në ndërmarrjen publike të pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës nëntë persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambientit”.
“Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.
“Vlen të theksohet se ky proces penal ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e shtetit, për çka Prokuroria Themelore e Pejës u është shumë falënderuese”, thotë tutje komunikata.