Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar president i ardhshëm i Kosovës, mund të jetë Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Shalës, Haradinaj po ia bën “argatin” kryeministrit Kurti.
“Ajo (Vjosa Osmani) mendon dhe ka një garë, mendon se ka me qenë presidente prapë në të ardhmen, e lyp edhe mandatin e dytë dhe këtë mandatin e dytë kanë dalë kandidatë të ri, që po ia bëjnë argatin Kurtit e që është shumë keq për Kosovën, Ramush Haradinaj. Ai të marrëveshja e planit franko-gjerman, thoshte e kam parë njohjen zyrtare de fakto, ai kurgjo s’ka parë aty e ka parë vetëm tepihun e kuq që ia pati shtruar dikur Hashim Thaçi”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Po ashtu, Shala thotë se kryeministri “Kurti është rrenc i mirë”, ndërsa “Haradinaj ka qejf me rrejt shumë”.
“Kurti është shumë rrenc i mirëm, e Ramushi ka qejf me rrejt shumë. Kështu që janë kushtet e pjekur për me pas një skenar të tillë, ndoshta e bën ndoshta jo, por Albini është shumë i aftë edhe Ramushi është i dobët për t’u manipuluar nga Albini. Haradinaj po punon për të ardhmen”, përfundoi Shala.