Dy provinca në jug të Turqisë janë goditur nga reshje dhe përmbytje të rënda, duke vërshuar rrugë dhe duke ngujuar njerëz, raporton Gazeta Enigma.
Disa persona janë raportuar se kanë vdekur për shkak të përmbytjeve, ndërsa ka pasur edhe të zhdukur.
Zonat në jug u goditën edhe nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që lanë të vdekur mijëra njerëz.
Më i goditur nga përmbytjet është qyteti Sanliurfa. Pamjet nga aty janë drithëruese.
Së fundi është publikuar një video ku shihet momenti kur rruga ndahet në dysh dhe përpihet nga ujërat e rrëmbyeshëm në sekond.