Stresi dhe Xhuli edhe në ditën finale të Big Brother VIP Kosova po i vazhdojnë debatet me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Enigma.
Dyshja që për më shumë se tre muaj kanë krijuar situata të ndryshme në shtëpinë e famshme së fundmi ndezën një tjetër diskutim.
Reperi edhe një herë ia përmendi modeles veprimin e saj ndaj Vedatit kur ajo ia puthi këmbët dhe iu ulë në prehër.
Stresi tha se vazhdon ta konsideroj si një gjest të ulët veprimin e saj duke thënë se ishte përulje për të.
“Ose ti ke malltretuar imazhin e femrës, ose askush, një femër nuk përulet duke ia puthë këmbët”, tha Stresi.
Ndërkohë, Xhuli iu kthye duke i thënë se meshkujt si ai nuk i llogaritë fare.
“Ti nuk je burrë mjaftueshëm për mua, të kam thënë 10-të meshkuj si ti i shti në xhep”, u kundërpërgjigj Xhuli.