Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.
Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.
Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it
Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si simulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë Zabërgjën.
Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen edhe pse kontakti ishte i dukshëm.
Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në ditën e njëjtë. Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje në dy raste ka ndëshkuar me kartonë të verdhë sulmuesit e Leverkusen, por pas intervenimit të VAR-it, gjyqtari ka ndërruar mendje duke akorduar penallti dhe duke hequr kartonët.
Gjithashtu rasti i kësaj ndeshje ka qenë temë diskutimi edhe në debatet sportive, ku shumë njohës të futbollit ishin të mendimit se gjyqtari e ka dëmtuar rëndë Gjilanin.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni dy rastet: /Gazeta Enigma/